25.5.15

Vrap ne Rhine

4 Shtator 2013
Sa here qe vij ne Gjermani futem ne mendime. Ndjej kenaqesi kur njerezit i shoh te shkojne per ne pune ne mengjes, kur shoh lokalet qe jane mbyllur ne ate ore dhe sidomos kur nuk shoh femije rrugeve. Pastaj mendja me shkon 1000 km ne juglindje, aty ku kam zemren, aty ku gjithcka tjeter ndodh.
Pas nje dite intensive me takime, informacion etj etj, del ne konkluzionin qe rruga drejt ketij stabiliteti nuk ka qene ndjekja penale nje here ne vakt e ndonje zyrtari te profilit te larte, jo! Rruga drejt stabilitetit nuk ka shkurtime, ajo eshte e gjate, e lodhshme, e ngadalte, nuk ka absolutisht asnje lloj rruge te shkurter.
Per nje stabilitet te vazhdueshem hapi i pare eshte vendosja e te ashtuquajturit ‘shtet ligjor’. Por c’fare eshte realisht per shqiptarin e zakonshem ky term, ne dukje kaq i deshirueshem per politikanet tane? As me pak e as me shume sesa adaptimi dhe zbatimi i ligjeve dhe rregulloreve nderkombetare, te provuara te suksesshme, ne legjislacionin dhe bazen rregullatore te te gjithe sektoreve te vendit. Thuhet qe ne adaptim te ligjeve dhe rregulloreve jemi ne 80% te rruges, eshte implemlementimi i ligjeve dhe rregulloreve ajo ku ne calojme. Me perqindje nuk ju flas dot sepse nuk i kam shifrat por mund tju them qe shume ligje dhe rregullore qe me kane rene ne dore kane pasur mos perputhje me ligjet dhe rregulloret origjinale, psh ne pjesen e mbajtjes se pergjegjesi nga ana e punonjesit shteteror nese nje procedure e dhene nuk zbatohet sic duhet (njihet me termin accountability ne perendim). Edhe me supozimin se ne letra jemi ne rregull, ne shumicen e rasteve, punonjesit qe zbatojne nenet e ligjeve dhe rregulloreve nuk kane kualifikimet e duhura per zbatim te tyre.
Te gjitha keto i kam ditur dhe i mendoj vazhdimisht kur jam ne Shqiperi por duke kaluar mbi uren e famshme te drynave ne Köln gjerat nuk duken aq te veshtira per t’u bere. Pikerisht aty me lind dhe deshira per nje vrap te gjate; dhe teksa rend shoh njerez pafund te ulur ku te gjejne, edhe pse nuk e flas gjuhen e tyre jam 100% i sigurt qe nuk po flasin per politike, madje as per viziten historike te Obames ne Berlin; nuk ma do mendja qe shikimi me sy qe i shkelqejne nje djali kundrejt nje vajze jane duke folur per thashetheme; dhe prap te gjithe duken shume te interesuar tek fjalet e njeri tjetrit. Si kane arritur keta njerez qe te gjejne interes dhe paqe thjesht tek temat e njeri tjetrit?!
Nderkohe te gjitha telashet e Tiranes e kane zanafillen tek adaptimi gjysmake, me qellim apo jo, i ligjeve dhe rregulloreve te provuara. Dhe me keq akoma tek mungesa e ekspertizes se njerezve qe i zbatojne ato. Por le te jemi te qarte, ky eshte vetem efekti, le ti hedhim nje sy shkakut. Shkaku i mungeses se shtetit ligjor eshte arsyeja e thjeshte e mosfunksionimit te institucioneve. Nuk me intereson me qellim apo jo, por keto jane faktet. Nje institucion duhet te funksionoje si nje tjeter organizate cfardo, mbi bazen e disa standardeve te provuara te suksesshme, sic eshte sistemi i manaxhimit te cilesise qe eshte centralizimi i te gjithe funksioneve dhe procesece te organizates ne nje dokument te posacem qe mund ta quash si te duash (‘zakonisht rregullore e brendeshme tek ne’). Te gjithe elementet e ketij dokumenti gjitherfshires duhet te certifikohen nga nje institucion i larte shteteror dhe nese ka shkelje DUHEN te merren masa. Nder te tjerash, ky dokument ka dhe shume te detajuar procesin e rekrutimit te personelit, qe duhet te kene kualifikime minimalisht sa mesatarja e sektorit qe do te operojne.
Eshte e vertete qe informaliteti promovohet edhe ne ambientin e punes, per te arritur ate qe po e degjojme cdo dite e me teper, inivacionin. Por kujdes, informaliteti eshte nje shkalle qe mund te arrihet vetem progresivisht pasi te jete kaluar faza e bureokracise te nevojshme shteterore. Informaliteti ne nje vend ku nuk kane funksionuar ndonjehere rregullat nuk eshte inovacion, eshte ineficence totale, paaftesi, mosfunksionim!
Sapo mbarova vrapin e fundit dhe shfryj e marr fryme thelle, nje reagim fizik qe i pershtatet sic duhet mendimit te radhes, ‘sa pune per te bere por duhet bere…’ asnje perpjekje per interpretim jashte qellimit primar nuk do te tolerohet!