20.7.16

Ekonomia e Dijes (2012)

Ekonomia e dijes i referohet perdorimit te dijes per te prodhuar perfitime ekonomike (Drucker, 1969.) Ose nga perkufizimi i avancuar ne kohet e sotme, sipas Wallace (2007), ekonomia ne te cilen rritja mendohet te jete e bazuar ne perthithjen, perdorimin dhe shperndarjen me efikasitet te informacionit, sesa ne metodat tradicionale te prodhimit. 

Fritz Machlup (1902-1983), si kontribuesi me i madh kundrejt koncepteve te ekonomise se dijes, e ndau ate ne kater grupime industish: (1) edukimi, (2) kerkim dhe zhvillim, (3) media e komunikimit, (4) makineri informuese dhe (5) sherbime informuese. Keto konkluzione ai i aplikoi ne 1958 per ekonomine Amerikane dhe mund te thuhet qe kjo ndarje eshte dhe tabani i sotem kundrejt te cilit ndahet dhe ekonomia e dijes se shteteve te tjera. 

Persa i perket edukimit, ne Shtetet e Bashkuara vihet re nje diference e prekshme ne te ardhura, bazuar ne nivelin e edukimit te forces punetore. Te dhenat e meposhteme tregojne informacionin e marre nga 42 mije individe qe punojne dhe shihet qe mos vazhdimi i studimeve te larta rezulton ne pergjysmim te te ardhurave te mundeshme perkundrejt dipllomimit universitare. Po ashtu, avancimi ne rrugen akademike deri ne nivelin PhD e dyfishon nivelin e te ardhurave deri ne $ 103,054. 

  Tabela 1. Ne USA
Karakteristika
(42,469 njerez)
Te ardhurat mesatare (USD)
Pa shkolle te mesme
Me shkolle te mesme
Bachelor
Master
Professional
Doktorature
Te ardhurat
20,241
30,627
56,665
73,738
127,803
103,054

Nga konteksti ekonomik, sa me te larta te ardhurat, aq me te larta dhe shpenzimet, c’ka rrjedhimisht fuqizon ekonomine e nje vendi. Edhe ne vendin tone vihet re nje element i tille; sipas UNESCO (2008), punesimi eshte ne varesi direkte nga niveli arsimimit te klases punetore. Me konkretisht, nderkohe qe nuk ka ndonje ndryshim evident midis punesimit te personave qe kane perfunduar arsimin 8/9 vjecar dhe atyre qe kane mbaruar arsimin e mesem te pergjitheshem. Por ka nje diference 15% midis atyre me shkolle 8/9 vjecare apo te mesme te pergjithshme dhe atyre me nivel arsimor te mesem profesional. Gjithashtu, avancimi i nxenesve me shkolle te mesme ne studime universitare, sipas sondazheve, do te rezultonte ne 10% me teper punesim. Aktualisht ne vendin tone ka 11 shkolla te larta publike dhe 28 shkolla te larta private. Edhe pse me “moshe” relativisht te re, keto te fundit mund te konsiderohen si nje tregues qe vullneti dhe deshira per tu edukuar e te rinjve Shqiptare nuk mungon. 

  Tabela 2. Ne Shqiperi
8/9 Vjecare
I Mesem Profesional
I Mesem Pergjithshem
I larte/Universitet
Shperndarja
687,143
192, 123
251,015
159,840
Shkalla e Punesimit
49.5%
65%
48.4%
75.1%

Duke u bazuar ne disa te dhena te pergjitheshme, Sektori Ekonomik per Ballkanin I Bankes Boterore , ne nje studim-rekomandim te fundit per vendet e Ballkanit rekomandon investimin ne burimet njerezore, si nje hap i rendesishem per fuqizimin e ekonomise vendase dhe si vegel per integrimin Europian. Nje force punetore e mire edukuar/specializuar do te ishte terheqese per investitoret e huaj dhe bisnesi vendas do te ishte ndjekes i denje i nivelit rajonal te konkurrences e me tej. Duhet pasur parasysh ne kete pike qe perqindja e shpenzimeve qeveritare ne arsim duhet rritur. Ajo duhet te shihet me prioritet nga cilado qeveri, dhe te jete jo me pak e rendesishme se investimet infrastrukturore. 

Vendet e zhvilluara, si pjese e perpjekjeve tyre te vazhdueshme per te konkretizuar dhe deshifruar gjithcka, kane ndertar modele ekonomike qe masin ndikimin qe nje investim, psh per ndertimi i nje universiteti, ka ne ekonomine vendase, ne menyre direkte ose indirekte. Nje nga keto programi eshte “IMplan” (Analize Ndikimi per Planifikim). Ky program dhe te tjereve te ngjashem krijon Matrica te Llogaritjes Sociale dhe Modele Shumezimi te plota dhe jashtezakonisht te detajuara te ekonomive locale. IMplan ben ekzaminime te thella te ekonomive te shteteve, qarqeve, nen-qarqeve dhe qyteteve te medha. Matricat e Llogaritjeve Sociale dhe Modelet e Shumezimit kane ne thelbin e tyre disa koeficiente specifik per industrine dhe vendin qe duhet te analizohet, koeficiente te cilet percaktohen me konsensus nga disa speciaiste dhe keshilltare me eksperjence ne fushat e tyre. Duke u bazuar ne shembuj te tille, edhe ne vendin tone ka perpjekje nga akademik te rinj, nen konsulencen e mentoreve me eksperjence, per zhvillimin e modeleve te tilla. 

Nje tjeter sektor i rendesishem i Ekonomise se Dijes eshte ‘Kerkimit dhe Zhvillimi’. Kerkimi dhe Zhvillimi (me akronim K&ZH) i referohet “punes kreative te ndermarre ne menyre sistematike me qellim rritjen e njohurive baze, perfshi ketu njohurite per njerzit, kulturen dhe shoqerine, dhe perdorimin e kesaj njohurie baze per aplikime te reja” (OECD, 2008). K&ZH eshte kryesisht shkencor ose drejt zhvillimit te teknologjive te vecanta dhe kryhet nga aktiviteti korporata ose qeverive. 

             Tabela 3. Vendet me shpenzimet me te larta ne K&ZH
Renditja
Shteti
% e PBB
Shpenzimet, miljarde USD
Sipas % se PBB-se
Sipas Shpenzimeve
1
3
Japonia
3.30%
144.1
2
5
Korea e Jugut
3.00%
44.8
3
1
Shtetet e Bashkuara
2.70%
405.3
4
4
Gjermania
2.30%
69.5
5
6
Franca
1.90%
42.2
6
9
Kanada
1.80%
24.3
7
7
Mbreteria e Bashkuar
1.70%
38.4
8
2
Kina
1.40%
153.7
9
10
Rusia
1.00%
23.1
10
8
India
0.90%
36.1

Shtetet me te zhvilluara ne bote, dhe perkatesisht SHBA, Japoni dhe Zona Euro, investojne nje pjese te konsiderueshme te PBB-se tyre. Duke ju referuar tabeles 3, shofim qe Japonia ka nje epersi investimesh ne ‘Kerkim dhe Zhvillim’ kundrejt fqinjeve te tyre (nga te ardhurat), e ndjekur nga Korea e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara, me plot 0.6% diference, e shprehur kjo si % e PBB-se. Por po ti referohemi vlerave ne USD, Shtetet e Bashkuara kane epersi me 3 here me teper shpenzime sesa te dytet ne liste, Kina, e cila ndiqet me nje diference te vogel nga Japonia. Po ta mendojme edhe praktikisht, nga njohurite tona te pergjitheshme, jane pikerisht keto shtete qe drejtojne inovacionet Teknologjike dhe rrjedhimisht Ekonomine Boterore. 

Po ti referohemi Kerkimit dhe Zhvillimit ne vendin tone, ekzistojne institucione te arsimit te larte, te kerkimit shkencor dhe te zhvillimit te njohurive dhe te teknologjise qe perbejne strukturen e sistemit tone shkencor. Elementet e kesaj strukture jane shkollat e larta, qendrat kombetare kerkimore dhe agjencite publike te zhvillimit dhe transferimit te teknologjise. Keto te fundit kane per mision kryerjen e studimeve dhe projekteve zhvillimore si dhe transferimin e njohurive dhe teknologjive ne praktiken e prodhimit te produkteve dhe te ofrimit te sherbimeve. Ne pergjithesi, keto qendra varen nga ministrite perkatese, psh. Ministria e Buqesise, Ushqimit & Mbrojtjes se Konsumatorit ka ne varesi 6 Agjensi; ajo e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave 1; Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve 1; Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes 2 Qendra; dhe 2 Qendra Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Teelkomunikacionit. 

Nje indikator i rendesishem i ekonomise se dijes jane ‘Patentat’. Patenta eshte nje forme e ‘prones intelektuale’. Ne thelb, ky term juridik perbehet nga nje pakete te drejtash ekskluzive nga nje shtet i caktuar, qe i jep nje shpikesi ose perfaqesuesit te tij, per nje perjudhe te caktuar kohe ne kembim te deklarimit publik te shpikjes. Me te drejta ekskluzive nenkuptohet e drejta per te ndaluar te tjeret te prodhojne, perdorin, shesin, ose shperndajne shpikjen e patentuar pa autorizim. 

Sipas Organizates se Prones Intelektuale Boterore (WIPO, 2011), patentimi eshte nje shenje e progresit te teknologjise, dhe nje trend ne rritje e volumit te patentave do te perkthehej ne te ardhura ekonomike me te larta dhe rrjedhimisht gjenerim prosperiteti. Rritja e numrit te rregjistimit te patentave i ka fillimet ne 1970 dhe ndahet ne tre perjudha ‘bumi’, 1983-1990, 1995-2008 dhe ne ate qe ne po e jetojme tani. Jo befasisht, perjudha e pare kryesohej nga Japonia me 58%; e dyta nga Kina me 23% dhe ne vazhdim me Shtetet e Bashkuara qe mbeten gjithmone nje hap mbrapa krahesuar me shtete inovative si Kina, Japonia dhe Korea e Jugut. 

Edhe ne Shqiperi ka pasur nje trend ne rritje te numrit te regjistrimit te patentave, psh ne vitin 2010 pati 341 aplikime per patenta ne zyren e Regjistrimit te Patentave. Ndersa aplikimi per marka te regjistruara ishte 4,023, aplikimi per dizajne industriale ishte vetem 183. Eshte e rendesishme te theksohet ne kete pike qe 100% e aplikimeve per Patenta ishte nga individe jo-rezident. Po ashtu edhe tek aplikimi per marka te regjistruara, vetem 5% e ketyre aplikimeve ishte ngaindivide apo firma me pronesi Shqiptare. Ky eshte nje tregues qe ka deficenca ne zhvillimin dhe trajtimin e inovacionit ne nje vend me kaq potencial sa Shqiperia. 

(3) media e komunikimit 

Media eshte ruajtja dhe kanalet e transpetimit ose veglat e perdorura per te ruajtur dhe shperndare informacion ose te dhena. Fjala media rrjedh nga fjala Latine ‘medius’ (ndermjetme). Fillimet e komunikimit njerezor datojne qe ne vizatimet te shpellave antike, harta te vizatuara dhe shkrimi. Perandoria Persiane luajti nje rol te rendesishem ne fushen e komunikimit. Mund te thuhet qe kjo perondi ideoi dhe vuri ne praktike sistemin e pare postar, 550 vjet para Krishtit. Roli i ketij sistemi si aparat i mbledhjes se informacionit eshte dokumentuar, me emertimin ‘angariae’, nje term qe gjuhetaret e lidhin me sistemin e taksave. ‘Testamenti i Vjeter’(Esther, VIII) permend sistemin ne fjale, ku perdoreshin nderlidhes per te transmetuar vendimet e Mbreterise. Me vone, fjala komunikim rrjedh nga fjala Latin ‘communicare’. Kjo per shkak se edhe Perandoria Romake perdorte cka mund te quhej nje sistem postar, ne menyre qe te kontrollonte Perandorine e centralizuar te Romes. Pershtatja e mjeteve te komunikimit eshte aq e rendesishme sa historianet e kane kategorizuar qyteterimin ne “etapa historike’ duke u bazuar ne menyren e komunikimit me te perhapur. Ky fenomen pasqyrohet me qarte ne librin “Pese Epokat e Civilizimit’ nga William McGaughey (2000), ku autorie e ndane historine ne keto faza: Shkrimi Ideografik c’ka prodhoje civilizimin e pare; Shkrimi alfabetik; Printimi; Regjistrimi elektronik dhe transmetimi; dhe Komunikimi Kompiuterik. Nderkohe qe mund te kete argumenta qe do te kontestonin keto ndarje ne Epoka sipas menyres se komunikimit, nuk mund te mohoen provat konrete qe digitalizimit dhe komunikimit kompiuterik kane ndryshuar menyren se si njerezit organizohen. 

Kompiuteri eshte nje makineri e programueshme, e disenjuar te zhvillojne ne menyre automatike nje mori veprimesh aritmetike ose logjike. Radha e veprimeve mund te ndryshohet ne moment, duke e mundesuar kompiuterin te zgjidhe me teper sesa nje lloj problemi. Kompiuterat e pare dixhital u zhvilluan ne mesin e shekullit 20 (1940-1945). Fillimisht, ata kishin madhesine e nje dhome te madhe, dhe konsumonin sa disa qindra kompiutera moders si keta te sotmit. 

Teknologjia mediatike ka mundesuar lehtesimin e komunikimit, dhe femijet ne shkolle inkurajohen te perdorin veglat mediatike dhe u kerkohet te kene njohuri te pergjitheshme per te kuptuar teknologjite e ndryshme ne qarkullim. Interneti eshte sigurisht nje nga veglat me efikase te medias per komunikim. Velga si posta elektronike, Skype, Facebook etj., kane sjell njerzit me afer njeri tjetrit dhe kane krijuar komunitete te reja, virtuale. Njerezimi eshte aq i varur nga komunikimi dixhital dhe kompiuterizimi saqe cfare do perpjekje per ta limituar shperndarjen e informacionit ne menyre elektronike ka hasur ne rebelimin e organizatave qe e manaxhojne ate. Ne 18 Janar 2012, si kunderpergjigje te perpjekjeve te Kongresit Amerikan per te forcuar rregullat per te drejtat e autorit ne Internet, Wikipedia, nje nder faqet me popullore ne Internet te shperndarjes se informacionit te formen enciklopedike ‘fiku dritat’ per perdoruesit duke i lene ata pa informacion per 24 ore. Pas 24 oreve, deklarata e tyre ishte: 

“Faleminderit. 

Erresira e plote e Wikipedia mbaroj – dhe ju folet. 

Me shume se 162 milion njerez pane mesazhin tone ku pyesnim ne qofte se mund ta imagjinonit boten pa njohurine e lire. Ju thate jo. Ju fiket faqet zyrtare te Kongresit. Ju shkrite serverat e tyre. Nga ane e mbane botes mesazhi juaj dominoi mediat sociale dhe lajmet. Miliona njerez kane folur ne mbrojtje te Internetit te lire. 

Per ne, kjo nuk eshte ceshtje parash. Eshte per dijen. Si nje komunitet autoresh, editoresh, fotografesh, dhe programuesish, ne ftojme te gjithe te ndajne dhe ndertojne mbi punen tone. 

Misioni jone eshte te fuqizojme dhe angazhojme njerzit te dokumntojne mbledhjen e te gjithe dijes njerezore, dhe t’ua servirim te gjithe njerezimit, ne perjetesi. Ne na intereson me pasion per te drejtat e autoreves, sepse ne jemi autore. 

Perpjekjet e kongresit nuk kane vdekur; ato presin ne hije. Gjithesesi, c’fare ndodhi ne 24 oret e shkuara ishte e jashte-zakonshme. Interneti ka mundesuar kreativitetin, dijen, dhe inovacionin per te ndrizuar, dhe ndersa Wikipedia u fik, ju e drejtuar energjine tuaj per ta mbrojtur ate. 

Ne po i ndezim serish dritat. Na ndihmoni ti mbajme ato te ndricuara” 

Mesazhi i kesaj faqeje dhe shume si ajo ishte i qarte edhe per perdoruesit e perditshem qe nuk munden te komunikonin, ndanin apo merrnin dije ate dite. Kjo proteste pati dhe ndikimin e vete ne Shqiperi, ku dominonin ankesat e perdoruesve ne rrjetin social Facebook.  
Investimet 

Ne vendin tone ekzistojne programe te ndryshme qe promovojne dijen dhe zhvillimin me baze dijen; nje nga keta programe eshte “Brain Gain”, I cili mobilizon fonde nga buxheti i shtetit dhe u akordon vende të reja pune insititucioneve të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor. Një tjeter program për studimet e doktoratës, “Fondin e Ekselencës”, mbështetet nga doktorantët më të mirë për të realizuar një pjesë ose gjithë studimet e doktoratës jashtë vendit. 

Duke konsideruar rendesine ne rritje te Ekonomise se Dijes, nuk mund te themi qe investimet jane ne propocion te drejte me rendesine e saj. Ne vitin 2009, shpenzimet vjetore bruto për K&Zh (GERD) ishin rreth 15 million Euro; e konvertuar kjo si perqindje e PPB do te ishte më pak se 0.2%. Krahesuar kjo me vendet fqinje: 

Mali I Zi – 1.1% e PBB 2008 
Bullgaria – 0.48% 
Serbia – 0.35% 
Greqia - 0.57% 
Kroacia – 0.81% 

Ky shpenzim është pothuajse tërësisht i financuar nga sektori publik dhe nga burimet e huaja. Për herë të parë ne 2009, buxheti i arsimit të lartë arriti në $112.4 milionë, nga të cilët $ 5.6 milionë ishin për ”financimin institucional” të kërkimit shkencor (Instat, 2009). Financimi i kërkimit bëhet edhe përmes një numri ministrish të linjës dhe organizatave publike, të angazhuara drejtëpërsëdrejti ose jo në veprimtaritë/politikat e kërkimit dhe inovacionit. Vizioni i shkencës, teknologjisë dhe inovacionit bazohet në burimin e vetëm e më të rëndësishëm për një ekonomi të orientuar nga dijet. Arritja e këtij vizioni kërkon: 

- Zhvillimi I metejshem ne infrastrukturën bazë të kërkimit 
- Krijimin e ekspertizes shkencore në fushat kërkimore më të rëndësishme për vendin; 
- Formimin dhe mbajtjen/perthithjen e njerëzve të kualifikuar në sistemin Shqiptar 
- Promovimin publik të shkencës dhe ndërgjegjësim mbi rolin e inovacioneve dhe teknologjive të reja për shoqërinë.  

Cdo qeveri duhet te jete e angazhuar në rritjen e financimit nga buxheti i shtetit për arsimin e lartë dhe për kërkimin shkencor.

25.5.15

Vrap ne Rhine

4 Shtator 2013
Sa here qe vij ne Gjermani futem ne mendime. Ndjej kenaqesi kur njerezit i shoh te shkojne per ne pune ne mengjes, kur shoh lokalet qe jane mbyllur ne ate ore dhe sidomos kur nuk shoh femije rrugeve. Pastaj mendja me shkon 1000 km ne juglindje, aty ku kam zemren, aty ku gjithcka tjeter ndodh.
Pas nje dite intensive me takime, informacion etj etj, del ne konkluzionin qe rruga drejt ketij stabiliteti nuk ka qene ndjekja penale nje here ne vakt e ndonje zyrtari te profilit te larte, jo! Rruga drejt stabilitetit nuk ka shkurtime, ajo eshte e gjate, e lodhshme, e ngadalte, nuk ka absolutisht asnje lloj rruge te shkurter.
Per nje stabilitet te vazhdueshem hapi i pare eshte vendosja e te ashtuquajturit ‘shtet ligjor’. Por c’fare eshte realisht per shqiptarin e zakonshem ky term, ne dukje kaq i deshirueshem per politikanet tane? As me pak e as me shume sesa adaptimi dhe zbatimi i ligjeve dhe rregulloreve nderkombetare, te provuara te suksesshme, ne legjislacionin dhe bazen rregullatore te te gjithe sektoreve te vendit. Thuhet qe ne adaptim te ligjeve dhe rregulloreve jemi ne 80% te rruges, eshte implemlementimi i ligjeve dhe rregulloreve ajo ku ne calojme. Me perqindje nuk ju flas dot sepse nuk i kam shifrat por mund tju them qe shume ligje dhe rregullore qe me kane rene ne dore kane pasur mos perputhje me ligjet dhe rregulloret origjinale, psh ne pjesen e mbajtjes se pergjegjesi nga ana e punonjesit shteteror nese nje procedure e dhene nuk zbatohet sic duhet (njihet me termin accountability ne perendim). Edhe me supozimin se ne letra jemi ne rregull, ne shumicen e rasteve, punonjesit qe zbatojne nenet e ligjeve dhe rregulloreve nuk kane kualifikimet e duhura per zbatim te tyre.
Te gjitha keto i kam ditur dhe i mendoj vazhdimisht kur jam ne Shqiperi por duke kaluar mbi uren e famshme te drynave ne Köln gjerat nuk duken aq te veshtira per t’u bere. Pikerisht aty me lind dhe deshira per nje vrap te gjate; dhe teksa rend shoh njerez pafund te ulur ku te gjejne, edhe pse nuk e flas gjuhen e tyre jam 100% i sigurt qe nuk po flasin per politike, madje as per viziten historike te Obames ne Berlin; nuk ma do mendja qe shikimi me sy qe i shkelqejne nje djali kundrejt nje vajze jane duke folur per thashetheme; dhe prap te gjithe duken shume te interesuar tek fjalet e njeri tjetrit. Si kane arritur keta njerez qe te gjejne interes dhe paqe thjesht tek temat e njeri tjetrit?!
Nderkohe te gjitha telashet e Tiranes e kane zanafillen tek adaptimi gjysmake, me qellim apo jo, i ligjeve dhe rregulloreve te provuara. Dhe me keq akoma tek mungesa e ekspertizes se njerezve qe i zbatojne ato. Por le te jemi te qarte, ky eshte vetem efekti, le ti hedhim nje sy shkakut. Shkaku i mungeses se shtetit ligjor eshte arsyeja e thjeshte e mosfunksionimit te institucioneve. Nuk me intereson me qellim apo jo, por keto jane faktet. Nje institucion duhet te funksionoje si nje tjeter organizate cfardo, mbi bazen e disa standardeve te provuara te suksesshme, sic eshte sistemi i manaxhimit te cilesise qe eshte centralizimi i te gjithe funksioneve dhe procesece te organizates ne nje dokument te posacem qe mund ta quash si te duash (‘zakonisht rregullore e brendeshme tek ne’). Te gjithe elementet e ketij dokumenti gjitherfshires duhet te certifikohen nga nje institucion i larte shteteror dhe nese ka shkelje DUHEN te merren masa. Nder te tjerash, ky dokument ka dhe shume te detajuar procesin e rekrutimit te personelit, qe duhet te kene kualifikime minimalisht sa mesatarja e sektorit qe do te operojne.
Eshte e vertete qe informaliteti promovohet edhe ne ambientin e punes, per te arritur ate qe po e degjojme cdo dite e me teper, inivacionin. Por kujdes, informaliteti eshte nje shkalle qe mund te arrihet vetem progresivisht pasi te jete kaluar faza e bureokracise te nevojshme shteterore. Informaliteti ne nje vend ku nuk kane funksionuar ndonjehere rregullat nuk eshte inovacion, eshte ineficence totale, paaftesi, mosfunksionim!
Sapo mbarova vrapin e fundit dhe shfryj e marr fryme thelle, nje reagim fizik qe i pershtatet sic duhet mendimit te radhes, ‘sa pune per te bere por duhet bere…’ asnje perpjekje per interpretim jashte qellimit primar nuk do te tolerohet!